E telefonoi live për t'i treguar fitoren, vajza merr lajmin e hidhur se e ëma ndërroi jetë (VIDEO)
Ky është momenti kur një vajzë 14-vjeçare mëson live në një shoë televiziv se e ëma ka ndërruar jetë. Vajza ishte duke bërë apel në televizion për të mbledhur fonde për nënën e sëmurë me diabet. Mirëpo, e mitura mori lajmin se e ëma kishte ndërruar jetë pasi e kishte parë që e bija kishte kaluar në raundin pasardhës të shfaqjes televizive.

Pasi kishte performuar në “Liga Dangdut Indonesia”, Jannah u tha anëtarëve të jurise se nëse do të fitonte, paratë që do të merrte do t'i shpenzonte për të kuruar të ëmën, e cila vuante nga diabeti. Me të kaluar në raundin pasardhës, pasi u vlerësua si një vajzë me talent, anëtrët e stafit menduan se do të ishte një ide e mirë që ajo të telefononte live të ëmën dhe t'i jepte lajmin e gëzuar.

Por ja që gjërat nuk shkuan siç u mendua. Kur vogëlushja telefonoi të ëmën, në telefon iu përgjigj xhaxhai. Mes lotësh ai i dha vajzës lajmin e trishtë, duke bërë që ajo të shpërthente në lot.

Videoja ku paraqitet gjithë momenti i rëndë, u publikua në Tëitter nga këngëtari Azim Kamaruzzaman dhe është parë mbi 250 mijë herë.

Në video, xhaxhai dëgjohet të thotë:

Jannah, mamaja jote tha të bëhesh e fortë sepse do të të duhet të kujdesesh për familjen tani. Ne e duam atë si pjesëtare të familjes tonë, por për fat të keq, Allahu e donte më shumë dhe e mori pranë vetes. Mamaja jote ndërroi jetë”.
Pasi dëgjuan këto fjalë, jo vetëm vajza, por edhe anëtarët e jurisë shpërthyen në të qara. Ata i ofruan mbështetjen e tyre. Mamaja e Jannah dyshohet se ndërroi jetë për shkak të një ataku në zemër.

Nga momenti që e ëma i vdiq, adoleshentja ka qenë mjaft aktive në Instagram. Në një prej fotove të saj ajo ka shkruar:

Vazhdoj të buzëqesh, për fat të mirë, ti do të qeshësh në qiell”.






Shtuar më 26/01/2020, ora 11:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori