Quan Sabianin anadollak që i ndërhyn fëmijëve, por pak ditë më parë Roberti “mohoi” të birin për Kejvinën

“Ti ndërhysh fëmijës në zgjedhjet e veta është gjëja më e tmershme që mund t’i bësh fëmijës në Evropë. Këto qëndrime krejtësisht anadollake… kur njerëzit shohin se në çfarë niveli mjeran ka rënë një pjesë e shoqërisë”, ishte ky komenti i Robert Aliajt për “krushkun” e tij, Sabianin. Kjo pasi kënëtari doli kundër lidhjes së djalit të tij Kristit me të bijën, Keisin.

Por duket qartë se Roberti nuk i ka mirë punët me memorien, ose të paktën refuzon të mbajë mend.

Vetëm pak javë më parë, kur i biri ishte në njohje e sipër me Kejvinën, Robert Aliaj ishte i gatshëm ta mohonte nëse bënë edhe një hap më shumë.

“Nëse Kristi krijon lidhje me Kejvinën në “Big Brother” nuk më ka baba”, ishin fjalët e tij.

Madje për t’i dalë kundër kësaj lidhje, Roberti pranoi se djali i tij Kisti ka dikë që e pret jashtë dhe prandaj kjo marrëdhënie ishte e pamundur.

“Nuk bëhet fjalë për romanca sepse Kristin e pret dikush tjetër jashtë”, u shpreh Roberti i cili pak javë më vonë, kur Kristi nisi ngacmimet me Keisin harroi si “me magji” fjalët që kishte thënë publikisht. Roberti u shpreh së fundmi në një intervistë se nuk e njeh Zazën.

Lind pyetja: nëse Roberti do të ishte në vendin e Sabianit, cili do të kishte qenë ndëshikimi i tij për të birin? /albeu.com/