Një burrë është arrestuar pasi qëlloi për vdekje
gruan e tij shtatzënë nga një plumb që besohet se bëri rikoshet.
I riu po përpiqej për të vrarë një
gjarpër me pushkë gjuetie, kur
goditi gabimisht
gruan e tij.
Ali El
Arid, 28 vjeç, shpëtoi nga lufta në Sirinë e shkatërruar për të filluar një jetë të re në Turqi me
gruan dhe dy
fëmijët e tyre. Ai filloi të kujdesej për bagëtitë në një fermë në rrethin Seydisehir të provincës Konya në qendër të Turqisë.
Ai vuri re një
gjarpër duke rrëshqitur në dhomën e gjumit në shtëpinë e familjes në orët e para të mëngjesit dhe rrëmbeu pushkën e gjuetisë për ta qëlluar.
Ai thotë se plumbi bëri rikoshet dhe
goditi në shpinë
gruan e tij, Zeyneb El
Arid, duke bërë që ajo të rrëzohej në tokë.
El
Arid lajmëroi menjëherë një ambulancë duke e transportuar atë për në Spitalin Shtetëror Seydisehir, por pavarësisht operacionit urgjent, ajo vdiq.
Çifti kanë dy fëmijë, dy dhe tre vjeç.
Trupi i viktimës u dërgua në morgun e Spitalit për një autopsi.
Policia po heton deklaratën e Ali El
Arid se të shtënat ishin aksidentale.
Ai është aktualisht në paraburgim dhe nuk u zbulua se kush po kujdeset për
fëmijët e tij të mitur.
Shtuar më 31/07/2019,
ora 20:32