E rëndë! Karikuesi i telefonit i merr jetën 20 vjeçarit, plagos të dashurën e tij (FOTO LAJM)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi ku një djali i ri ka
ndërruar jetë ndërsa e dashura e tij është
plagosur.
Mediat vendase bëjnë me dije se një djalë 20 vjeç, ka
ndërruar jetë pasi ka shpërthyr
karikuesi i celularit të tij sapo e ka vendosur në prizë.
I riu Kirill Matveev nga Yoshkar-Ola, në Rusi, ishte me të dashurën e tij Mira Polyshina këtë të martë, kur ndodhi ngjarja e rëndë.
Edhe vajza mbeti e
plagosur si pasojë e shpërthimit të karikuesit. Por pavarësisht lajmërimit të ndihmës së shpejtë, i riu gjeti vdekjen.
Dyshohet se shpërthimi u shkaktua nga
karikuesi, i cili duket se nuk ishte izoluar në mënyrën e duhur duke bërë masë. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2020,
ora 16:52