E RËNDË: 14 vjeçarja lind e vetme në garazh dhe fut foshnjen në ngrirje
Një 14 vjeçare në Rusi ka dhënë një deklaratë shokuese pasi përfundoi në spital në gjendje serioze për jetën.

Ajo tha se kishte lindur një fëmijë në mënyrë të fshehtë, e vetme dhe pa marrë ndihmën e askujt.

Vajza ishte aq e frikësuar që ti tregonte prindërve të saj, aq sa e futi fëmijën e porsalindur në ngrirjefrigorifer që të ndërronte jetë.

14-vjecarja, e cila tani është në gjendje kritike për jetën, lindi një djalë dhe e futi në qese plastike para se ta vendoste në frigorifer në garazhin e shtëpisë.

Raportimet thonë se asnjë prej familjes apo mësuesve të saj nuk e kishin kuptuar që ishte shtatzënë.

Ka qenë mamaja e vajzës që lajmëroi ambulancën pasi dëgjoi vajzën duke rënkuar. Ajo mendonte se vajza po vuante nga apandesiti, por e vërteta u zbulua pasi ia tha infermiereve.
Shtuar më 29/10/2020, ora 22:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori