E quajti prostitutë, gazetari i “New York Times” i kërkon falje Zonjës së Parë
Gazetari i prestigjiozes amerikane, “The New York Times”, i cili ra pre e kritikave të shumta pasi iu referua si “prostitutë” Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, ka identifikuar veten dhe ka kërkuar falje publike.

Jacob Bernstein ka thënë se komenti i tij ishte një “marrëzi” dhe i bazuar në “thashetheme të pabaza”.

“New York Times” nga ana tjetër e ka quajtur sjelljen e tij të pahijshme.

Komenti i tij u bë publik pasi që aktorja dhe modelja Emily Ratajkoëski e shpërndau atë në Twitter, por s’e tregoi emrin e gazetarit.

Më pas, zonja Trump bëri një status në Tëitter duke përgëzuar gratë që e ngritin zërin për gratë tjera.

Bernstein, pastaj shkroi një seri statusesh në Twitter, në të cilat mori përgjegjësinë për komentin dhe kërkoi falje. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2017, ora 17:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori