E quajti katastrofë dhe idiot, Dr. Fauci i përgjigjet Trumpit
Dr. Anthony Fauci u shpreh se me sulmet ndaj tij Presidenti Donald Trump kërkon të heqë vëmendjen. Kur u pyet nga KNX Radio nëse po mendonte të largohej nga detyra pas deklaratave të Presidentit amerikan, Fauci u përgjigj me një frazë nga filmi i famshëm “Kumbari”.

“Unë përqendrohem totalisht te shëndeti dhe mirëqenia e njerëzve të vendit tim. Jam përkushtuar në këtë gjë përgjatë 50 viteve të karrierës sime. Vetëm kjo gjë më intereson. Gjërat e tjera janë si te filmi “Kumbari”: “asgjë personale, thjesht biznes”. Unë dua vetëm të bëj punën time dhe të kujdesem për popullin. Kaq dua unë”, u shpreh Fauci.

Të hënën, Trump e cilësoi Faucin gjatë një telefonate me stafin e tij të fushatës si “katastrofë”.

“Njerëzit janë lodhur me koronavirusin, po thonë “varja, na lini rehat”. U ka ardhur në majë të hundës me Faucin dhe idiotët e tjerë. Fauci është njeri i mirë, por është katastrofë që ka 500 vjet nëpër këmbë”, mësohet të ketë thënë Trump gjatë telefonatës.
Shtuar më 20/10/2020, ora 18:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori