E pranon vetë Johnson, COVID-19 më ka lënë pasoja të rënda shëndetësore
Për herë të parë, kryeministri britanik doli në një konferencë me syze.

Gjatë konferencës ai deklaroi se nuk kishte probleme më para me sytë dhe sipas tij kjo është shkaktuar nga COVID-19.

"Zbulova se duhet të vë syze. Mendoj se problemi me shikimin mund të jetë për shkak koronavirusi", është shprehur Johnson në konferencën për mediat.

Rikujtojmë se Boris Johnson u infektua me COVID-19 por ia arriti t'a mposhtë pas disa javësh trajnime dhe tashmë është plotësisht i shëruar. /albeu.com/

Shtuar më 26/05/2020, ora 17:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori