"E përpiu" pompa e ujit në pishinë, vdes 12 vjeçarja (VIDEO)
Një vajzë 12 vjeçare ka humbur jetën në Bodrum të Turqisë teksa ndodhej në pishinë u tërhoq nga pompa e ujit.

Vogëlushja Alice Alyssova mbeti nën ujë për rreth 15 minuta derisa arritën ta tërhiqnin së bashku me një pjesë të pompës, shkruan newsfounded.com.

Kjo ngjarje e tmerrshme ndodhi më 18 gusht në Hotelin Sunhill. Te afermit thanë se në kohën e aksidentit në pishinë nuk kishte asnjë roje të vetme të shpëtimit.

Nëna e viktimës thotë se shtatë persona tjerë dhe burri i saj kanë arritur të thyejnë tubin së bashku dhe të tërheqin vajzën nga pishina.


Shtuar më 30/08/2019, ora 09:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori