E pazakontë, dogana gjen një tigër në kutinë postare (FOTO LAJM)

Inspektorët meksikan kanë gjetur tigra në të gjitha llojet e situatave.

Por zyra për mbrojtjen e mjedisit njoftoi një rast të pazakontë: Dikush u përpoq të dërgonte tigër në një kuti.

Tigri 2 muajsh u zbulua nga qentë e policisë federale që po kryenin një kontroll rutinë në një zyre postare në qytetin e Tlaquepagës, Meksikë.

Qentë e trajnuar vunë re zhurma dhe lëvizje brenda enës plastike dhe oficerët shpejt zbuluan se kishte vrima ajri të shpuara në të.

Kur hapën kutinë gjetën tigrin brenda. Ai ishte droguar dhe i shtrirë në gazetë pa ushqim ose ujë brenda enës. Kutia postare po dërgohej nga Jalisco në Queretaros. /albeu.com/




Shtuar më 12/02/2018, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori