E pastër dhe mes gjelbërimit, ja burgu ku po qëndron terroristi që vrau 50 veta (FOTO LAJM)

Qelia ku po mbahet terroristi i akuzuar për sulmet në Christchurch të Zelandës së Re, është përshkruar si një hapësirë me ngjyrë hiri dhe me mure bllokash 17kg.

Brenton Tarrant, 28 vjeç, është duke u vëzhguar 24 orë nga kamerat e burgut të sigurisë së lartë në Auckland, duke refuzuar edhe qasjen në gazeta, televizion dhe radio, raporton New Zealand Herald.

Australiani është i rrethuar në qelinë e tij me detektues të rrahjeve të zemrës, dyer të sigurisë që hapen me shenja gishtërinjsh dhe një derë super të blinduar.

Shtuar më 20/03/2019, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori