E papritura në emision, gruaja heq këpucën dhe qëllon të ftuarin (VIDEO)
Kur emisionet janë në transmetime LIVE, ndodh që shpesh të haset në të papritura.

Një incident i tillë ka ndodhur në një televizion turk, ku nëna e një vajze të humbur ka qëlluar me kepucë ndaj personit që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e saj.

Pasi i vdiq bashkëshorti, 18 vjeçarja Gülşen Caymaz shkoi të jetonte pranë nënës së saj me dy fëmijët, por një ditë ajo u zhduk papritur.

Vajza i tha të afërmve që ajo kishte shkuar të takonte të dashurin, një burrë i rritur, i cili ishte thirrur në emision gjatë ditës së sotme nga nëna të resë që ka humbur.

Në debat e sipër nëna ka qëlluar me këpucë ndaj burrit që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e vajzës së saj, për të cilën nuk ka gjurmë që prej 8 vitesh.

Shtuar më 17/02/2021, ora 13:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori