E papritur, Trumpin e kundërshtojnë në SHBA pas sulmit në Siri (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ka reaguar ish kandidati për president në zgjedhjet e kaluara presidenciale të SHBA-së, Bernie Sanders për vendimin e Donald Trump mbi sulmet ajrore drejt objektivave të regjimit sirian.

Ai nuk është pajtuar me vendimin e Trumpit, gjithashtu i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare për ndalimin e përdorimit të armëve kimike, raporton “Sky News”.

“Është Kongresi, dhe jo presidenti, i cili ka përgjegjësi kushtetuese për të bërë luftëra. Bashkësia Ndërkombëtare duhet të mbështesë ndalimin e përdorimit të armëve kimike, por mbetet e paqartë sesi Trump në mënyrë jo-ligjore dhe të pa-autorizuar sulmon Sirinë,” shkruan në Twitter, aktivisti veteran anti-luftë, Bernie Sanders.

Shtuar më 14/04/2018, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori