E papritur nga Mark Zuckerberg, çfarë do të ndodh me rrjetet sociale
Krijuesi i Facebook dhe njëkohësisht pronari i rrjeteve sociale Whatsapp, Instagram dhe Messenger, Mark Zuckerber mësohet se ka një plan të papritur në kokën e tij.

Sipas asaj që shkruan Dailymail, gjigandi Facebook pritet të bashkohet në një platformë të vetme me Instagram-in Whatsappin dhe Messenger-in, shkruan Albeu.com.

Kompania është ende në hapat e parë të këtij projekti por pritet që të realizohet plotësisht në vitin 2020.

Gjithsesi kjo pritet të ngjallë shumë reagime tek përdoruesit skeptikë dhe ende nuk dihet nëse projekti do të finalizohet me sukses./albeu.com/
Shtuar më 25/01/2019, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori