E papritur, ish-Miss Bota ndërron jetë në një aksident me makinë (FOTO LAJM)

Ish- Miss Bota nga Pakistani, Zanib Naveed ka humbur jetën në një aksident me makinë.

Mediat e huaja shkruajnë se ajo ka humbur kontrollin e mjetit tip Mercedes CL2 dhe është përplasur me një bordurë.

Për pasojë mjeti u kthye përmbys dhe Zanib gjeti vdekjen menjëherë.

Vdekja e 32-vjeçares u konfirmua nga Policia e Shtetit Maryland dhe u tha se në vendin e ngjarjes nuk kishte asnjë person tjetër.

Zanib Naveed u shpall Miss Pakistani në vitin 2012 dhe në atë kohë tërhoqi vëmendjene të gjithëve me pamjen e saj.
Shtuar më 05/12/2019, ora 14:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori