E paprecedent, vetëm 15 metra ndanë Amerikën dhe Rusinë nga lufta
Marina ushtarake e ShBA-së dhe Rusisë po akuzojnë njëra tjetrën rreth një incidenti që për pak sa nuk shkaktoi përplasjen e dy luftanijeve në Oqeanin Paqësor të premten.

Luftanijet amerikane dhe ruse u afruan me njëra tjetrën rreth 15 deri 50 metra duke bërë që të dyja të bëjnë manovra urgjente për të shmangur përplasjen.

Incidenti i fundit vjen disa ditë pasi MarinaUshtarake e ShBA-së akuzoi Rusinë për pengimin e një avioni luftarak amerikan dhe kjo zgjoi tensione me Moskën në një rang të gjerë të luftës gjeopolitike.

“Një luftanije shkatërruese ruse bëri një manovër jo të sigurtë ndaj luftanijes amerikane Chancellorsville duke iu afruar rreth 15 metra duke e vënë në rrezik sigurinë e ekuipazhit dhe anijes” tha zëdhënësi i Marinës Ushtarake amerikane Clayton Doss për CNN.

“Ky aksion i pasigurt detyroi luftanijen amerikane të ndezë të gjithë motorët për tu tërhequr prapa për të manovruar që të shmang përplasjen” tha Doss.

Luftanija amerikane që barte raketa ishte duke udhëtuar në një vijë të drejtë dhe ishte duke provuar të ateronte helikopterin e anijes kur ndodhi incidenti, tha ai.

“Ne i konsiderojmë aksionet e Rusisë, gjatë këtij incidenti si të pasigurta dhe joprofesionale” tha Doss.
Shtuar më 07/06/2019, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori