E PADËGJUAR/ Çfarë bënë avionët izraelit që shkaktuan rrëzimin e avionit spiun rus në Siri
Pëlqej
Duket një skenar i filmave fantastiko-shkencor ai që ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në qiejt e Mesdheut pranë Sirisë.

Prej disa ditësh Izraeli ishte duke sulmuar objektiva të Iranit në Siri duke tentuar kështu të shkatërrojë bazat e tyre atje, por duket se kjo ka sjellë edhe rrëzimin e një avioni rus gjatë mbrëmjes së djeshme duke i ngatërruar edhe më tepër punët në Sirinë e përgjakur prej luftës shtatë vjeçare, shkruan Albeu.com.

Avioni spiun rus IL-20 ishte duke patrulluar në Mesdhe gjatë mbrëmjes së djeshme dhe kishte njoftuar afrimin në bazën e Latakias në orën 23:00.

Sipas autoriteteve ruse të cituara nga Sputnik, në atë moment 4 avionë izraelit ishin duke kryer një sulm mbi bazat e Iranit shumë pranë bazës ruse.

Rusët këmbëngulin se avionët izraelit erdhën në një lartësi të ulët nga Mesdheu në drejtim të Sirisë duke përdorur si mbulesë pikërisht avionin rus IL-20.

Kjo sipas tyre bëri që në momentin kur sirianët lëshuan raketat e tyre tokë-ajër për të sulmuar avionët izraelitë, ato të kapnin avionin rus, i cili për shkak të specifikave dhe madhësisë fluturon më ngadalë dhe më ulët.

Nisur nga kjo, rusët tani akuzojnë Izraelin si shkaktar të rrëzimit të avionit të tyre.

Avioni spiun rus IL-20 humbi kontaktin me bazën në orën 23:00 me 14 persona në bord. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2018, ora 14:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori