E pabesueshme/11 vjeçarja mashtron të gjithë stafin e aeroportit (VIDEO)
Pamjet e CTV, kanë zbuluar një moment kur një 11 vjeçare kalon në aeroport pa i përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme për udhëtim.

Nga raportimet bëhet e ditur se vajza 11 vjeçare është parë të ketë hipur në aeroplan udhëtimi pa biletë apo dokumente identifikimi.

Ngjarja ekzaktësisht ndodhi në një nga aeroportet në Rusi, ndërsa autoritetet tashmë kanë filluar një hetim për procedurat e sigurisë për të kuptuar se si ajo arriti të kalonte në këtë avion për të përjetuar një udhëtim të tillë për herë të parë./Albeu.com/
Shtuar më 31/05/2016, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori