E pabesueshme, në Ebay shiten kartonat e letrave të tualetit
Ebay është një vend ku shitet gjithçka, shpeshherë madje edhe gjëra të çuditshme.

Shembull konkret është rasti i një personi i cili ka filluar të shesë karton të letrave të tualetit. Dhe është e pabesueshme por njerëzit kanë shprehur interesim për këto.

Këto tuba janë duke u reklamuar në Ebay për qëllime të ndryshme, duke përfshirë këtu artet, zanatet, kopshtarinë dhe trajtimet për kafshë shtëpiake( brejtësit shpesh kanë dëshirë të zvarriten nëpër ato tube, sa majtas aq edhe djathtas).

Një shitës është duke shitur 16 tuba për 10 paund, ndërsa një tjetër po shet 130 tuba tualeti dhe 18 tuba të kuzhinës për 30 paund.

Një pako me letra tualeti kushton 8 paund. Por, në Ebay mund të shihni se si njerëzit shpesh po blejnë edhe vetëm tubat. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2018, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori