Fëmija i parë që
erdhi në jetë në Islandë në vitin 2017,
erdhi vetëm 3 minuta pas Vitit të Ri në klinikën shëndetësore të
Islandës së Jugut në Selfoss.
Hertbog Palsdottir, mamia në shërbim atë mbrëmje, u shpreh për gazetarët se
fëmija ishte djalë dhe lindja kishte shkuar pa komplikime. Ky ishte
fëmija i tretë i një çifti.
Megjithatë kjo lindje nuk krahasohet me atë të vitit të kaluar, kur
fëmija i parë i vitit 2016 lindi 1 minutë pas mesnate, pasi këtë vit,
fëmija i parë, ka një histori interesante, transmeton Syri.net.
Nëna e fëmijës, Katrin Guojonsdotti, ishte
Fëmija i Parë i vitit 1980, ç’ka bën që ajo dhe
fëmija të kenë jo
vetëm të njëjtën ditëlindje, por gjithashtu që të kenë veçorinë e të qenit të
parët të lindur në Islandë në vitet respektive.
Nuk ka ndonjë çmim që t’i jepet Fëmijës së Parë apo prindërve të tij, por veçoria përbën një çështje për statistikat publike./Albeu.com/
Shtuar më 03/01/2017,
ora 07:56