Gjyqi final pë Zouma, merret vendimi përfundimtar nga Gjykata e Magjistraturës

Kurt Zouma sot iu shmang burgut dhe u gjobit me vetëm gjysmë paga ditore pasi pranoi se e kishte shkelmuar macen e tij “si një top”.

Mbrojtësi i West Ham, shkaktoi një protestë publike pasi klipi tronditës u zbulua nga “The Sun” në shkurt.

Zouma pranoi dy akuza sipas Ligjit për Mirëqenien e Kafshëve, ndërsa një e treta u la të qëndronte në dosje nga prokurorët.

Vëllai i tij Yoan, i cili u shfaq në bankën e të akuzuarve së bashku me të, u deklarua fajtor për një akuzë sipas Aktit pas filmimit të klipit shqetësues.

Të dy vëllezërit i shpëtuan burgut kur u dënuan sot në Gjykatën e Magjistraturës së Thames.

Zouma-s iu dorëzua një urdhër komunitar 12 mujor me 180 orë punë pa pagesë, ndërsa vëllait të tij iu dorëzua një urdhër komunitar 12 mujor dhe u urdhërua të kryente 140 orë punë pa pagesë.

Të dy u ndaluan të mbanin mace për pesë vjet dhe do të gjobiten me 8,887 paund, që është vetëm 12 orë paga për 125,000 paund në javë Zouma.

Gjatë dënimit, gjyqtarja e qarkut Susan Holdham tha: “Të dy keni marrë pjesë në këtë akt të turpshëm dhe të dënueshëm me këtë mace të gjorë”.

Në gjykatë u shfaqën më parë pamje tronditëse të Zouma duke shkelmuar dhe goditur macen e tij Bengal në rezidencën e tij me vlerë prej 2 milionë paund./ h.ll/albeu.com