E pabesueshme, autobusi hyn në dhomën e fëmijëve dhe...
Fati i madh ka shmangur një tragjedi, kur një autobus humbi kontrollin dhe hyri në dhomën e gjumit të fëmijëve, ky flinin disa fëmijë 5 deri në 9 vjeç.

Aksidenti i pazakontë ndodhi në Umraniye të Stambollit.

“Gjithçka ndodhi sot herët në mëngjes, ndërsa ne po flinim. Nga gjumi na zgjoi një zhurmë dhe goditje e fuqishme. Fëmijët u tmerruan nga ajo që kishte ndodhur, por është një fat i madh që askush nuk u dëmtua”, tha Mehmet Dolap, i zoti i shtëpisë dhe babai i tre të vegjëlve, të cilëve vdekja u erdhi aq pranë por pa i zënë. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori