Janë të paktë ata persona, të cilët investojnë shumë pak para për të ardhmen e tyre, por fitimet që përftojnë janë të mëdha.
Mirëpo, fati i ka buzëqeshur një të riu, i cili e ka nisur karrierën e tij me shumë pak para dhe brenda një kohe të shkurtër ka arritur të kapë majat.
Ai është një
student 20-vjeçar dhe ka treguar supermakinën e tij të veshur me ar, pasi zbuloi se është në rrugën e duhur për t’u bërë një milioner para se të mbushë 21-vjeç.
Gurvin Singh,
student i mjekësisë në Plymouth, në Britaninë e Madhe, i cili e nisi gjithçka me vetëm 130 dollarë investim, po gjeneron mijëra dollarë fitime çdo muaj falë aftësive të tij, pasi mësoi si të tregtojë monedha në tregun e këmbimit valutor “
Forex”.
I riu arrin të fitojë 130 mijë dollarë në muaj, falë interesave të tij të ndryshme në biznesin e “
Forex”, kurset e trajnimit që ai ka krijuar dhe ndërmarrjet e tjera.
Shtuar më 23/11/2019,
ora 23:57