Khedira: Cristiano Ronaldo te Reali ishte egoist, te Juventus më i pjekur dhe lider

Sami Khedira u takua me Cristiano Ronaldon në dy faza të ndryshme të karrierës së tij, fillimisht në Real Madrid dhe më pas në Juventus.

Ish-mesfushori gjerman pranoi se me kalimin e viteve portugezi është pjekur, duke u bërë një lider i vërtetë.
“Kam takuar dy persona të ndryshëm. Ai i Real Madridit ishte më i ri, ndoshta pak më i pasigurt dhe egoist, jo në kuptimin negativ.

Ai duhej të gjente personalitetin e tij. Ai shënoi kaq shumë gola dhe ishte fantastike, por ai nuk kishte shumë ndikim në skuadër. E gjeta te Juventus dhe ai kishte të njëjtin egoizëm në shënimi, por ishte një lider natyral. Ai gjithmonë na shtynte dhe e dinte se kishte nevojë për mbështetjen e shokëve të tij për të fituar trofe.

Ai ishte gjithmonë pjesë e ekipit edhe në Real, por në Juventus ishte pak më i pjekur. Gjithmonë i fokusuar në fushë, por pak më i qetë.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 4.03.2022 14:35