E mbrojti me trup, kush është gruaja heroinë që i shpëtoi jetën kryebashkiakut të Selanikut (VIDEO)

Pëlqej
Kryebashkiaku i Selanikut Jani Butaris ishte viktimë e një sulmi të paprecedent të grupeve neo fashiste gjatë ditës së djeshme në qytet, të cilët kundeërshtuan një aktivitet përkujtimor ku merrte pjesë edhe ai.

Pamjet e sulmit u shpërndanë në të gjithë botën, por në to shihet një grua, e cila e mbron kryebashkiakun me trup që nga momenti i fillimit të sulmit deri tek futja në makinë, raporton Albeu.com.

Mësohet se ajo është nënkryetarja e bashkisë Gula Kalipso.

Kalipso është kthyer në heroinë të mediave greke, të cilat e kanë përgëzuar për guximin në mbrojtjen e kryebashkiakut, i cili ra pre e dhunës së grupeve të ekstremit të djathtë. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2018, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori