E kishte zënë rrjeta, ky është momenti i mrekullueshëm kur i vogli i bashkohet nënës delfin (FOTO & VIDEO)
Një delfin femër është parë duke kërcyer me gëzim sa brenda aq edhe jashtë ujit pasi peshkatarët i lirun të voglin që kishte rënë në rrjetë.

Gjitari i vogël i detit mbeti në rrjetat e peshkatarëve ndërkohë që këta të fundit po peshkonon në ujrat rreth ishullit italian të Procidas, Napoli. Një video e filmuar në vendin e incidentit tregon nënën delfin e cila fillon të kërcejë e ngazëllyer në momentin që sheh se i vogli është lënë i lirë.

Nëse për një moment do t’i vinim karakteristikat e njerëzve tek delfinët, atëherë mund të themi se dukej sikur nëna po i falenderonte peshkatarët që ia liruan të voglin.

Në videon e ndarë në rrjet, një person shkruante:

E bukur. Më bën për të qarë. Delfinët janë me të vërtetë krijesa inteligjente."
Pasi të dy delfinët zhduken poshtë ujit, peshkatarët mund të dëgjohen duke duartrokitur dhe brohoritur për veprën e tyre të mirë.

Peshkatarët i lëshuan të voglin që e kishte zënë rrjeta, nëna delfin kërcen përpjetë nga gëzimi

E kishte zënë rrjeta, ky është momenti i mrekullueshëm kur i vogli i bashkohet nënës delfin (FOTO & VIDEO)

Shtuar më 06/09/2019, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori