E gjithe bota qane per Michael Jackson
Albeu.com
E gjithe bota ka qare per vdekjen e yllit te Pop-it Michael Jasckon. Kanqe qare edhe familjaret si dhe yjet e botes se muzikes. Ja disa nga komentet e miqeve te Michael Jackson.Lisa Marie Presley, e tronditur për vdekjen e ish-bashkëshortit
Lisa Marie Presley, e cila ishte e martuar me Michael Jackson për dy vjet me radhë ka deklaruar se është e "tronditur", për vdekjen e këngëtarit. "Jam totalisht e tronditur dhe e trishtuar për vdekjen e Michael-it", është shprehur vajza e këngëtarit legjendar, Elvis Presley. "Dashuria ime shkon për fëmijët dhe familjarët e tij, tha Lisa Marie Presley.

Spielberg: "Ishte një legjendë"
"Ishte një legjendë". Kështu, regjisori, Steven Spielberg kujton Michael Jackson. "Siç nuk do të ketë asnjë tjetër", shtoi Spielberg. "Talenti i tij, mrekullia e tij dhe misteri i tij e bënin atë një legjendë", theksoi regjisori.

Liza Minelli: Do të më mungojë çdo ditë
"Do të mungojë çdo ditë të jetës sime. Ishte një person shumë i sjellshëm dhe u mrekullueshëm. Ishte një nga artistët më të mëdhenj që kanë ekzistuar. E doja shume". Kështu ka deklaruar Liza Minelli pas vdekjes së Michael Jackson.

Madonna:"Nuk pushoj dot së qari"
"Nuk pushoj dot së qari, e kam admiruar gjithmonë Michael Jackson". Kështu ka komentuar Madonna vdekjen e popstarit. "Bota ka humbur një nga më të mëdhenjtë e saj, por muzika e Jacskon do të jetojë gjithmonë. Mendimet e mia janë për 3 fëmijët e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes. Zoti i bekoftë", është shprehur Madonna.

Britney Spears:Prisja me padurim ta shihja në koncertin në Londër
Këngëtarja Britney Spears është shprehur se priste me padurim të shihte koncertin e Michael Jackson në Londër. "Ai ka qenë frymëzim për mua gjatë gjithë jetës sime. Jam e pikëlluar për vdekjen e tij", tha Spears.

Cher: Michael, këndonte si askush tjetër
Këngëtarja Cher ka vlerësuar Michael Jackson si një këngëtar të madh. "Ai mund të këndonte si askush tjetër. Jam e trishtuar për largimin e tij nga jeta", tha Cher.

Dion: Jam e shokuar nga vdekja e Jackson, ishte idhulli im
Këngëtarja Celine Dion pas vdekjes së Jackson është shprehur "Jam e shokuar. Jam e dëshpëruar nga kjo tragjedi. Michael Jackson ka qenë një idhull në gjithë jetën time.

Usher: Nuk do isha artisti që jam sot pa ndikimin e Michael-it
Ylli i muzikës R&B, Usher pas vdekjes së Jackson ka deklaruar " Nuk do të isha kurrë artisti dhe perforumuesi që jam sot pa ndikimin e Michael. Ai thyeu barrierat, legjenda Michael Jackson nuk do të harrohet kurrë", ka thënë Usher.


FOTO GALERI


Michael Jackson, legjenda e muzikes Pop, nderroi jete nje muaj para se te mbushte 51 vjet, ne shtepine e tij ne kodrat e Los Angeles, nga nje arrest kardiak. Jeta e tij, sa e famshme aq edhe e perfolur, morri fund me 25 Qershor 2009. Por, me ne kane ngelur keto fotografi si kujtim nga jeta e tij. SHIKONI FOTOT!
Shtuar më 26/06/2009, ora 21:15
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori