Nuk vonon "bomba" amerikane për Erdoganin pas marrjes së raketave të Putinit
Ashtu siç pritej, Senati i SHBA-ve ka filluar procedurat e miratimit të sanksioneve për Turqinë pasi ditën e sotme në Ankara kanë zbritur disa pjesë të sistemit të kontestuar të mbrojtjes ajrore ruse, raketat S-400.

Përmes një deklarate të përbashkët anëtaret e Komitetit të Armëve dhe Marrëdhenieve me Jashtë theksuan se Erdogani tashmë e ka zgjedhur anën e vetë duke u radhitur pranë Putinit dhe Rusisë.

"Nuk duhej të shkonte kështu, por fatkeqësisht Presidenti Erdogan nuk na dha mundësi që të forconim aleancën tonë përmes shitjes së avionëve F-35 dhe raketave Patriot", thuhet në deklaratë e cila vijon: "Si fillim do t'i propozojmë senatit bllokimin e dhënies së avionëve F-35 Turqisë dhe më pas vijimin e sanksioneve sipas CAATSA".

SHBA-të i kanë kërkuar Turqisë vazhdimisht të heqë dorë nga sistemi raketor rus me argumentin se përdorimi i tij nga një aleat i NATO-s e bën mbrojtjen amerikane dhe të aleatëve të cënueshme prej armëve të Putinit.

Si kundërpërgjigje ndaj veprimit të Turqisë, Senati i SHBA-ve miratoi shitjen ndaj Greqisë të një numri të madh helikopterësh dhe armësh të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2019, ora 20:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori