Vdes simboli i jetës, reagon edhe Vatikani
Pas 10 viteve në gjendje kome, Vinsent Lambert, 42-vjeçari francez, ish infermier tetraplegjik, njëriu simbol i debateve mbi eutanazinë, është larguar nga jeta pasi mjekët shkëputën një javë më parë, aparaturat që e mbanin atë në jetë.

Lambert në vitin 2008 u shtrua në një spital në Reims, në një gjendje ndërgjegje minimale, pas një aksidenti me makinë.

Zhan dhe Vivien, prindërit e Vinsent Lambert, prej kohësh ishin në një betejë të ashpër ligjore për të ndaluar që djalit të tyre, ti ndërpriteshin mjekimet dhe ushqimi që e mbanin në jetë.

Të hënën ata u dorëzuan, duke thënë se “vdekja e djalit të tyre tashmë ishte e pashmangshme”.

Lambert u bë simbol në Francë për një pjesë të opinionit publik në luftën kundër eutanazisë, për të tjerët, anasjelltas, në fushatën për legalizimin e "vdekjes së asistuar mjekësore" me kërkesë të pacientit ose kujtdo që e përfaqëson atë.

Ndërkohë, Vatikani e ka cilësuar vdekjen e Lambert si një humbje për njerëzimin.

"Perëndia e mirëpret Vincent Lambertin në krahët e tij. Ne nuk duhet të ndërtojmë një qytetërim që eliminon jetët e njerëzve. Çdo jetë ka vlerë", shkruajti Papa Francesku në Twitter.
Shtuar më 11/07/2019, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori