Deputeti i PS, në gjendje të rëndë shëndetësore
Ushtria e Asadit futet në Afrin, rrezikohet përplasja e madhe me Turqinë
Pëlqej
Ushtria e Presidentit Asad është nisur për t'u futur në provincën e Afrinit në veri duke rrezikuar kështu një përplasje në shkallë të gjerë me ushtrinë turke që gjendet në zonë përcjell Albeu.com.

Lajmi bëhet i ditur nga televizioni shtetëror sirian duke rritur edhe më tepër shqetësimet për zgjerimin e konfliktit në rajonin e trazuar të Lindjes së Mesme.

Ushtria e Asadit hyn në Afrin pas një marrëveshjeje të bërë me forcat kurde të YPG, të cilat deri më tani ishin duke luftuar me ushtrinë turke që kishte hyrë nga veriu.

Marrëveshja mes Asadit dhe forcave kurde u arrit gjatë ditës së djeshme, ndërkohë që ushtria turke gjendet prej një muaji në zonën e Afrinit pa mundur të futet në qytet. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2018, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori