E FUNDIT/ Ushtria e Asadit futet në Afrin, rrezikohet lufta me Turqinë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ashtu siç ishte paralajmëruar gjatë gjatë ditëve të fundit, forcat e regjimit sirian janë futur tashmë në zonën e Afrinit ku ndodhet edhe ushtria turke duke luftuar kundër kurdëve të YPG.

Mësohet se fillimisht në zonë janë futur forca paramilitare që mbështesin Presidentin Asad, gjë të cilën Erdogan kishte thënë gjatë paradites së sotme se nuk do t'a lejonte.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ushtria e Asadit sëbashku me forcat e tjera paramilitare që e mbështesin do të pozicionohen në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë, gjë e cila rrit ndjeshëm mundësinë për një përplasje ushtarake të drejtpërdrejt të këtyre dy shteteve, përcjell Albeu.com.

Ushtria e Asadit futet në Afrin pas një marrëveshjeje të bërë ditët e fundit me formacionet ushtarake kurde që operojnë në atë rajon.

Më parë, qeveria turke kishte paralajmëruar se nuk do të lejonte që ushtria e Asadit të futej në veri të Sirisë, pikërisht në Afrin ku ndodhet ushtria turke.

Kjo lëvizje rrezikon që të zgjerojë konfliktin në zonë, pasi deri më tani Turqia ishte duke luftuar kundër kurdëve të YPG-së, por prania e ushtrisë siriane i komlikon mjaft gjërat. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2018, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori