Thellohet kriza, Rusia merr vendimin drastik ndaj Britanisë së Madhe (VIDEO)
Pëlqej
Ashtu siç ishte paralajmëruar, përgjigja ruse ndaj masave ndëshkuese të Britanisë së Madhe, erdhi.

"Dhëmb për dhëmb", e kanë cilësuar mediat ruse këtë veprim ku Rusia ka shpallur "non grata" plot 23 diplomatë britanikë, ashtu siç Britania e Madhe veproi një javë më parë, shkruan Albeu.com.

Kremlini ka mbyllur gjithashtu edhe zyrën e "British Council" në Moskë, si pjesë e përgjigjesh së ashpër ndaj Britanisë.

Ndërkohë, ambasadori britanik në Moskë është thirrur për një takim urgjent në Ministrinë e Jashtme të Rusisë gjatë paradites së sotme.

Përplasja mes dy vendeve filloi pas sulmit me gaz nervor ndaj një agjenti me origjinë ruse me banim në Britaninë e Madhe, për të cilën qeveria e Theresa May,SHBA, Gjermania dhe Franca akuzuan Rusinë.

May i vendosi ultimatum Rusisë që të jepte shpjegime për vrasjen në fjalë nisur nga fakti se lënda toksike që u gjend në trupin e Sergei Skripal dhe vajzës së tij prodhohet vetëm nga industria e armëve kimike të Rusisë.

Vendët kryesore të perëndimit e cilësuan këtë sulm një shkelje të sovranitetit territorial të Britanisë së Madhe duke paralajmëruar masa të ashpra ndaj Rusisë. /albeu.com/



Shtuar më 17/03/2018, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori