Sulmohen 5 xhami në Angli


Pesë xhami në Birmingham të Anglisë kanë rënë pre e sulmeve gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte. Sipas autoriteteve angleze sulmi ka ndodhur konkretisht në orën 02:00 të natës, ndërsa një rast tjetër i ngjashëm u njoftua 45 minuta më vonë në Erdington. Një zëdhënës i Qendrës Islame tha se kapi dhe identifikoi një person, i cili po shkatërronte dritaret e xhamive.

“Të gjitha dritaret e para u shkatërruan”, tha ai. Zyrtarët nga Njësia Kundër Terrorizmit po hetojnë ngjarjen. Yousef Zaman, kryetar i xhamisë së Masjid Faizul Islam në Aston, pohoi se tashmë pas sulmeve të fundit ndaj xhamive, famijarët nuk po dërgojnë më fëmijëtxhami sepse kanë frikë për jetën dhe sigurinë e tyre.

“Reagimi im fillestar ishte shokues kur pashë atë që kishte ndodhur. Tani ka një faktor frike, pasi të rriturit po thonë se do t’i mbajnë fëmijët e tyre larg xhamisë sot, sepse ata janë të shqetësuar për sigurinë”.

Shtuar më 21/03/2019, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori