Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
Një person i armatosur ka rrëmbyer një autoambulancë në Oslo të Norvegjisë duke përplasur më pas qytetarët që gjendeshin në rrugë.

Autori është përplasur më pas duke u neutralizuar nga policia pas një përplasjeje me armë.

Autoritetet nuk dinë të thonë ende shkaqet e këtij sulmi, ndërsa konfirmojnë se janë disa të lënduar që po marrin ndihmën e parë në spital.

Mes tyre është edhe një fëmijë, i cili gjendet jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com
Shtuar më 22/10/2019, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori