Disa persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Halle, në lindje të Gjermanisë.
Mediat gjermane raportojnë se autori I sulmit është ende në arrati. Atentati
ndodhi pranë një sinagoge në zonën e Paulus.
Ngjarja
ndodhi gjatë ditës së Yom Kippur, një festë për hebrenjtë.
Mediat ndërkombëtare raportojnë për një numër të madh të vdekurish, ndërkohë që shifra e saktë nuk dihet ende.
Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve të qendrojnë larg zonës për shkak se policia është duke kërkuar për autorin.
/ABCNEWS/
Shtuar më 09/10/2019,
ora 13:47