Shuhet Sean Coonery

Aktori legjendar i James Bond, Sean Connery ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. Aktori skocez interpretoi rolin e spiunit britanik nga viti 1962 deri në 1983.Karriera e tij përfshin dekada, por është i njohur më së shumti si agjenti 007.

Connery është fitues i një sërë çmimesh, mes të cilëve një Oscar, dy çmime Bafta dhe tre Golden Globes. Ai interpretoi gjithashtu në "The Hunt for Red October", "Indiana Jones and the Last Crusade" dhe "The Rock".

Ai konsiderohej si aktori më i mirë që ka luajtur 007. Çmimin Oscar e fitoi në 1988, kur ai u emërua aktori më i mirë dytësor për rolin e tij si një polic irlandez në "The Untouchables." /albeu.com
Shtuar më 31/10/2020, ora 13:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori