I
ftohti që ka pushtuar Evropën ka marrë edhe
jetën e parë të një shqiptari.
Bëhet fjalë për një
shqiptar 47 vjeç, i cili ka humbur ka humbur
jetën në Milano, Itali.
Një kalimtar i rastit ka gjetur
trupin e shqiptarit në një stol.
Ishte ora 09:15 minuta kur
policia e Milanos ka marrë telefonatën për një person të vdekur në rrugën ‘Sidoli’ dhe më pas është zbuluar se bëhej fjalë për një qytetar
shqiptar.
Sipas IlGiornos,
policia thotë se ai ka ndërruar jetë nga i
ftohti pasi në
trupin e tij nuk ka pasur shenja dhune apo të ndonjë krimi tjetër.
Në xhep ai kishte pasur disa monedha.
Shtuar më 18/11/2018,
ora 12:10