Gjendet trupi i gazetarit të vrarë saudit
Pëlqej
Trupi i gazetarit të vrarë, Jamal Khashoggi, u gjet në një pus në territorin e rezidencës së Konsullatës së Përgjithshëm të Arabisë SauditeStamboll.

Kjo është bërë e ditur nga udhëheqësi i partisë turke Vatan Dogu Perincek.

“Mësova nga burime të besueshme në shërbimet e sigurimit të Stambollit se trupi i Khashoggi u gjet në një pus të vendosur në kopsht në territorin e rezidencës së Konsullit të Përgjithshëm të Arabisë Saudite”, tha ai.

Burimi i gazetës Hurriyet në policinë turke ka treguar detajet e hetimit.

“Kur Khashoggi hyri në konsullatë, ai mbante këpucë, jo atlete. Dallimi i parë i vërejtur nga ekipi i policisë që shqyrtoi kamerat e vëzhgimit ishin këpucët“, tha burimi.

Gazetari saudit dhe korrespondenti i Washington Post, Jamal Hashogi, u vra në një konsullatë të Arabisë SauditeStamboll.

Pas disa ditësh mohimi, Arabia Saudite e ka pranuar se Khashoggi është vrarë në konsullatën e saj në Stamboll.

Khashoggi u zhduk më 2 tetor kur u pa për herë të fundit të hyjë në konsullatën e Arabisë SauditeStamboll.


Shtuar më 23/10/2018, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori