Një biznesmen është vrarë në Bosnjë e Hercegovinë. Slavisha Kruniq, është
biznesmeni i njohur i cili u vra nga një pritë që iu bë në afërsi të banesës së tij në Banja Luka.
Raportimet e mediave lokale, bëjnë me dije se ekzekutimi i tij ndodhi në stilin mafioz ndërsa njëri nga sulmuesit dhe një truprojë i tij mbetën të vrarë. Informacionet policore njoftojnë se sulmuesi i dyshuar i cili u identifikua pas
vrasjes, ka të kaluar kriminale dhe se kishte bërë 11 vjet burg më parë për vjedhje.
Policia gjithashtu njoftoi se e ka identifikuar sulmuesin tjetër dhe se është vënë në ndjekje të tij. Motivi i
vrasjes ende nuk është i qartë.
Biznesmeni i vrarë kishte në pronësi disa biznese, përfshirë një kompani sigurimi, shërbime të teknologjisë informative si një rrjet të dyqaneve të bukës. Disa vjet më parë, Kruniç u ankua publikisht se ai ishte nën presion nga “dikush prej skenës politike” për të shitur bizneset e tij.
Korrupsioni dhe krimi janë probleme të mëdha në Bosnje. Organizata “Global Transparency International” e ka renditur Bosnjën midis vendeve më të këqija në Evropë në indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2018.
Shtuar më 23/04/2019,
ora 16:13