Dramë në Stamboll, Erdogan humb kryeqytetin dhe qytetet e mëdha

Pushteti autoritarist, burgosjet dhe nxjerrjet masive nga puna si edhe kriza ekonomike duket se i ka dhënë rezultatet e saj në zgjedhjet e sotme lokale në Turqi.

Partia e Presidentit Erdogan ka humbur kryeqytetin që e drejtonte prej rreth dy dekadash si edhe qytetet e tjera të mëdha si Izmiri, Antalja apo Eskisehir.

Në nivel kombëtar, AKP e Erdoganit ka marrë rreth 45% të votave, kundrejt 30% të partisë më të madhe opozitare, CHP. Megjithatë, kjo e fundit ka arritur të marrë të gjithë qytetet në zonën e Egjeut si edhe të futet në brendësi të Anadollit, e cila më parë ishte zonë elektorale e partisë së presidentit turk.

Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, fitues i Stambollit është kandidati i opozitës duke bërë që partia e Erdoganit ta humbasë metropolin pas dy dekadash drejtim. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2019, ora 22:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori