E BUJSHME/ Boris Johnson rezulton pozitiv ndaj koronavirusit
Kryeministri britanik Boris Johnson është konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Sipas mediave të huaja, rezultatet e testit sapo kanë dalë. Lajmin e ka konfirmuar dhe vetë kryeministri me anë të një postimi në rrjetet sociale.

''Gjatë 24 orëve të fundit kam zhvilluar simptoma të buta dhe kam rezultuar pozitiv për koronavirus.

Tani jam duke izoluar, por do të vazhdoj të drejtoj qeverisë përmes konferencës video ndërsa luftojmë kundër këtij virusi.

Së bashku do ia dalim'', shkruan Johnson./albeu.com

Shtuar më 27/03/2020, ora 12:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori