E rëndë në Dibër, 15-vjeçari humb jetën në lumin Drin, e mori rrjedha ndërsa po lahej

Një ngjarje e rëndë e rëndë ka ndodhur sot në Dibër. Një 15-vjeçar është mbytur në lumin Drin. Sipas policisë, të miturin e ka marrë rrjedha e lumit dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, shtetasi A.L., rreth 15 vjeç, duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com