E frikshme, era nxjerr nga platforma dhe lëkund në ajër pastruesin e xhamave (VIDEO)
Një moment i frikshëm ka qarkulluar gjerësisht në rrjete sociale ku duket casti platforma e një punonjësi që pastronte xhamat e një ndërtese në Alberta të Kanadasë, është luhatur nga erërat e fuqishme.

Meqenëse më nuk mund të mbahej, ai ka rënë nga rrethojat, por fal rripave mbrojtës, shpëtoi pa rënë nga lartësia.

Për disa momente, ai qëndroi përjashta platformës dhe më pas e zbritën zjarrfikësit.

Në pamjet e shpërndara, shihet momenti dramatik kur ai bie, ndërsa në sfond dëgjohen disa njerëz që thërrasin të frikësuar për fatin e tij.
Shtuar më 28/10/2019, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori