Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, si i fshehu gjurmët informatori anglez, pas krimit konsumoi birrë dhe u largua

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj, në Shëngjin.

Harry Simpson njëri prej shtetasve anglez që tashmë është shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit , i cili ka hyrë në Shqipëri me 5 ditë para ngjarjes rezulton të jetë marrë në aeroportin e Rinasit nga shtetasi Edmond Haxhia, porositës dhe organizator i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Sipas Report Tv Haxhia e ka sjellë anglezin deri në qendër të Shëngjinit dhe aty ka marrë një taksi që e ka çuar deri tek hoteli.

Gjatë akomodimit në hotel ai është treguar i kujdesshëm, duke mbajtur kapele dhe duke mos u regjistruar me emër në recepsion me pretendimin se kishte harruar mjetin e identifikimit në mjetin e mikut të tij shqiptar që e kishte marrë në aeroportin e Rinasit, ndërsa ishte paraqitur si turist duke bërë dhe plazh.

Në momentin e ngjarjes ai ka qene brenda lokalit të viktimës dhe menjëherë ka shkuar tek hoteli ku ishte akomoduar duke treguar atë çfarë kishte ndodhur dhe pas konsumimit të një birre ka marrë rrobat dhe është larguar me një taxi drejt aeroportit të Rinasit nga ku udhëtuar më pas drejt Londrës.

Dy ditë më parë drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku zbuloi emrin e porositësit dhe autorit të vrasjes. Edmod Haxhia dyshohet se është porositësi, ndërsa Ruben Saraiva, portugezi me origjinë afrikane është autori që kreu vrasjen e Ardian Nikulajt.
Saraiva në bashkëpunim me pesë persona të tjerë mesditën e 19 prillit kryen ekzekutimin e Nikuljat në ambientet e lokalit në pronësi të tij.

Autori mbante një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha, pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt dhe i vetëm largohet qetësisht me motor nga vendngjarja./albeu.com/


Shtuar 28.04.2023 09:33