Bernardo Silva i destinuar për të zbarkuar në Barcelonë, City identifikon zëvendësuesin

Bernardo Silva ka shumë gjasa që të largohet nga Manchester City, me Xavin që e pret krahë hapur në Barcelonë.

Sipas Fabrizio Romanos, City ka filluar të shikojë për alternativat në rast se portugezi largohet.

Mesfushori i Lyon, Lucas Paqueta është një nga alternativat deri më tani.

Në Barcelonë po punohet për largimin e Frenkie de Jong, që do t’i hapte rrugë transferimit të Silvas./albeu.com