E dyshimtë, miliarderi dhe gruaja e tij u vranë nga kushërinjtë? (VIDEO)
Pëlqej
Rasti i vrasjes së miliarderit dhe gruas së tij që gjenden të vdekur në bodrumin e shtëpisë, ka tronditur mbarë kombin dhe botën e biznesit kanadez. Por lidhur me këtë ngjarje policia po e heton rastin si ” të dyshimtë”.

Kështu bëhet e ditur nga komandanti David Hopkinson për mediat mbrëmjen e djeshme. Hetuesit janë marrë me çështjen dhe pritet që ditën e sotme të ketë një rezultat nga ekspertiza për të parë se nga cfarë kanë vdekur dy personat, transmeton Albeu.com

Njëra nga teoritë konspirative që qarkullon në mediat e huaja është një ekzekutim i mundshëm nga kushërinjtë e miliarderit Sherman, për shkak të disa konflikteve për pronën në të cilën ai ngriti kompaninë farmaceotike e cila e bëri atë të pasur, shkruan The Independent.

Barry Sherman, 75 vjeç, ishte një donator i shquar i Partisë Liberale në pushtet të Kanadasë, me një pasuri që Forbes vlerësoi në 3.2 miliardë dollarë. Grupi kanadez i avokimit Democracy Ëatch kritikoi Sherman vitin e kaluar për përfshirje në një fond grumbullues për Liberalët ndërsa u regjistrua si një lobist i qeverisë.

Policia kanadeze po heton vdekjen misterioze të miliarderëve farmaceutikë Barry Sherman, themeluesin e Apotex Inc dhe bashkëshortes së tij Honey, trupat e të cilëve u gjetën në rezidencën e tyre në Toronto të premten./albeu.com/
Shtuar më 17/12/2017, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori