E dogjën të gjallë në hotel, gjendet i vdekur biznesmeni i famshëm
Një ndër biznesmenët më të njohur në Greqi është gjetur i vdekur ditën e sotme, pas një alarmi për zjarr.

Bëhet fjalë për biznesmenin Nikos Halaris, pronar i hotelit "Nikos Villas".

Rreth orës 9 të mëngjesit, banorët e zonës thirrën Departamentin e Zjarrfikësve ndërsa panë tym nga brenda hotelit.

Kur mbërritën katër zjarrfikësit, ata panë të se po digjej trupi i pajetë i biznesmenit në fjalë, dhe më pas vendi u rrethua nga forca policie.

Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarjeje dhe as autorët e krimit makabër.



Shtuar më 27/11/2020, ora 18:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori