E do e gjithë bota, Michelle Obama gruaja më e admiruar
Për disa ajo është “Zonja e Parë e Përjetshme”, por për të gjithë botën, Michelle Obama është më e admiruara, sipas një sondazhi të kohëve të fundit nga YouGov.com, që intervistoi 42 000 persona në 41 vende.

Zonja Obama ka kaluar edhe mikeshën e saj, Oprah Winfrey, e cila përfundoi e dyta.

Aktorja dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, Angelina Jolie, u rendit në vendin e tretë ndërsa mbretëresha Elizabeth II ishte e katërta në listë.

Ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, u rendit e teta në klasifikim, ndërsa diva e popit Madonna u klasifikua e 11-ta, ndërsa zonja Melania u rendit e 19-ta nga 20 të tilla.

Ndërkohë, në listën e burrave më të admiruar, renditet miliarderi Bill Gates, i dyti ish-presidenti Barack Obama, ndërsa aktori ndërkombëtar Jackie Chan mbetet në vendin e tretë.
Shtuar më 19/07/2019, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori