Në zgjedhjet e italisë lëvizaj 5
Yjet rezulton të jetë forcë e parë politike në jug të vendit, Napoli, Bari dhe Palermo. Kurse partia
Lega e Mateo Salvinit, dikur
Lega e Veriut, është më shumë prezente në veri të vendit, Milano, Torino, Gjenova.
Kurse Majta ka humbur shumë nga bastionet duke mbetur forcë e parë vetëm më zonën e Firences atje ku ka qenë kryetar bashkie kryetari i saj Renci.
Partia e parë në zgjedhje ka dalë Lëvizja 5
Yjet me rreth 32,3
përqind ndërkohë që Koalicion fitues ka dalë e Djathta e Qendrës me mbi 37
përqind. Ajo që është për të shënuar është se forca më e madhe në Koalicionin e Djathtë është tani
Lega e Mateo Salvinit, një forcë
anti-sistem.
Ndërkohë që e Majta rruhet ndjeshëm, në më pak se 20
përqind dhe vendin e saj e zë një forcë
anti-sistem e tillë
si Lëvizja 5
Yjet, e Djathta ruan votat e saj, por brenda saj në vend të parë është një forcë
anti-sistem si
Lega ndërkohë që djathta tradicionale Forca Italia nuk arrin të grumbullojë më shumë se 15
përqind të votave.
Përfundimi është i qartë: Në zgjedhjet e 4 marsit kanë arritur suksese dy forca
anti-sistem, Lëvizja 5
Yjet dhe
Lega, të cilat kanë fituar përkatësisht 32,3
përqind dhe 17,3
përqind ose së bashku rreth 50
përqind, pra mund të thuhet se forcat
anti-sistem dhe janë shprehur kundër BE kanë fituar mbështetjen e gjysmës së popullsisë. Ndërkohë që pjesëmarrja ka qenë relativisht e lartë rreth 72-73
përqind. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2018,
ora 19:51