Kryeministrja e shtetit
australian të Uellsit të Ri Jugor ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme një javore për shkak të kërcënimit të përshkallëzuar nga zjarret.
Për këtë fundjavë janë parashikuar temperaturat të larta dhe erëra të forta, gjë që ka alarmuar autoritetet për një “rrezik nga zjarri ekstrem” në shtetin lindor
australian.
Bilanci i
zjarreve që kanë shkrumbuar pjesë të tëra të Australisë, është katastrofik për
kafshët e ndodhura në ato zona.
Raportet në media tregojnë se prej flakëve mund të jenë shfarosur gjysmë miliardë kafshë. Gati 480 milionë gjitarë, zogj dhe zvarranikë janë zhdukur që prej intensifikimit të
zjarreve në muajin shtator, thonë burime nga Universiteti i Sidnejt.
Shtuar më 04/01/2020,
ora 19:50